
Festa e Flamurit ka nisur që mbrëmjen e sotme në Vlorë, aty ku zemra e Pavarësisë rreh më fort se kudo.
Valltarë nga treva të ndryshme shqiptare kanë ndezur atmosferën në Bulevardin “Ismail Qemali”, duke sjellë ritme, ngjyra dhe tradita që bashkojnë breza e qytete, shkruan A2 CNN.
Mes duartrokitjeve dhe flamujve valëvitës, bulevardi u kthye në një skenë të madhe shqiptarie, duke hapur zyrtarisht festimet e ditëve të Pavarësisë.
Kujtojmë se Shqipëria u shpall shtet i lirë dhe i pavarur në 28 nëntor të vitit 1912, pasi Ismail Qemali, sëbashku me patriotë të tjerë ngritën flamurin dykrenar në qytetin bregdetar. (A2 Televizion)