Vlorë, apeli i psikiatrit për shëndetin mendor, neglizhenca që kushton jetë

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
27 Prill 2026, 13:52 | Aktualitet

Tentativa e një të moshuare në Vlorë që kërcënonte për hedhje nga ballkoni, mëngjesin e kësaj të hëne shënon rastin e pestë të ngjarjeve  të tilla në këtë qytet vetëm gjatë muajit prill.

Nga këto raste 3 persona kanë humbur jetën ndërsa 2 janë shpëtuar siç ishte edhe rasti i të moshuarës në lagjen “Pavarësia”, raporton A2CNN.

Për mjekun psikiatër personat që ndërmarrin veprime të tilla përveç moshës natyrisht që kanë probleme të shëndetit mendor që kanë mbetur të patrajtuar.

Vizitat periodike, ndjekja e rregullt e mjekimit dhe natyrisht familja janë bazat kryesore që personat me probleme të shëndetit mendor të mos ndërmarrin veprime të tilla.

Përveç moshave të treta probleme të shëndetit mendor po hasen dhe në mosha më të reja veçanërisht pas neglizhimeve të shenjave të para të sëmundjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos