Dekani i Fakultetit të Biznesit në Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Llambi Prendi, duke folur për gazetaren Elitjona Doko në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN për organizimin e Javës Ndërkombëtare Akademike, një aktivitet që këtë vit vjen në edicionin e dytë.
Sipas Prendit, këtë vit aktiviteti ka zgjeruar ndjeshëm pjesëmarrjen, duke mbledhur 39 universitete nga 17 shtete të botës. Ai theksoi se shumica e institucioneve pjesëmarrëse janë nga Europa, por nuk mungojnë edhe universitete nga vende më të largëta si Kanada dhe Indonezia.
“Java ndërkombëtare është viti i dytë radhazi që organizohet në Fakultetin e Biznesit. Këtë vit mbledh 39 universitete nga 17 shtete, kryesisht janë shtete të Europës, por kemi edhe universitete që marrin pjesë nga Kandaja dhe Indonezia. Është parë si një platformë ku këto universitete dhe studiues të bashkohen, të diskutojnë, të krijojnë marrëveshje me njëri-tjetrin, për të vijuar më tej, me ndërkombëtarëzimin dhe projekte të përbashkëta. Java është e larmishme, duke përfshirë workshope, leksione të hapura, që ndihmojnë studentët për t’u aftësuar me teorinë, ndërsa workshope-t ndihmojnë studentët për t’u aftësuar me skillsat. Janë project showcases ku ne prezantojmë projektet tona të fakultetit dhe universitetit, ku prezantojnë rezultatet para partnerëve, dhe më tej mund të bashkëpunojnë për të krijuar konsorciume për projekte të ardhshme”, tha Prendi. (A2 Televizion)