
Xhyherina në Vlorë, ka qenë fshati i radhës, që ka ndjerë mbrëmjen së dielës shumë pranë flakët e zjarreve që përfshinë kodrat e këtij fshati.
Intensiteti i flakëve ka qenë i lartë duke vënë në alarm fillimisht banorët dhe më pas edhe ekipet zjarrfikëse që shkuan në vendngjarje.
Era që frynte në mbrëmje, bimësia dhe terreni kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë mjaft e vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm që nuk lejonte afrimin e mjeteve pranë vatrave të zjarreve.
Ekipet në terren kanë mbajtur të izoluar vatrën ndërsa situata vijon të monitorohet, pasi herë pas here era favorizon përhapjen e perimetrit të zjarreve. (A2 Televizion)