Dy biletat e Gjirokastrës, turistët vizitojnë kalanë, por jo muzetë brenda saj

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
25 Qershor 2024, 15:05 | Aktualitet

Fluksi i lartë i turistëve në Gjirokastër ka nxjerrë në pah problematikën e administrimit të siteve kulturore dhe historike, që kanë interes të lartë nga vizitorët.

Mjafton një vëzhgim në këto ditë kur fluksi i turistëve është i lartë dhe nuk e vështirë të konstatosh që ndërsa kalaja frekuentohet nga një numër i lartë vizitorësh, muzeu kombëtar i armëve dhe ai i burgut që janë brenda ambienteve të kalasë, janë thuajse bosh.

Në fakt, ky disnivel i frekuentimit pohohet edhe nga përgjegjësit respektive të muzetë e armëve që varet nga bashkia e Gjirokastrës dhe kalasë, që varet nga Ministria e Ekonomisë dhe Kulturës.

Ndërkohë si vizitorët vendas, ashtu edhe ata të huaj, shprehen se një biletë e përbashkët për muzetë dhe kalanë do të ishte më efikase jo vetëm për ta, por edhe për të joshur vizitorët që të njihen me historinë.

Edhe pse për këtë problematikë si përfaqësuesit e bashkisë së Gjirokastrës edhe ato të Ministrisë së Ekonomi dhe Kulturës janë shprehur disa here pro një bilete të përbashkët, deri më tani nuk është bërë asgjë konkrete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos