Nuk kanë vonuar të shfaqen vatrat e para të zjarreve në zonat pyjore të vendit që në ditët e para të verës.
Prej më shumë se dy ditësh një vatër zjarri e shfaqur në pyllin e Darzezës, pranë plazhit me të njëjtin emër ka shkrumbuar rreth 12 ha me pyje.
Për të dytën ditë radhazi, në paraditen e kësaj të marte është dashur sërish ndërhyrja nga ajri e helikopterit Kugar për të vënë nën kontroll flakët dhe për t’i shuar plotësisht ato.
Ndërkohë pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri, aksioni do të vazhdojë nga trupat tokësore për vënien nën kontroll të plotë të gjithë zonës së prekur nga zjarri, për të evituar riaktivizimin.
Autoritetet lokale apelojnë qytetarët për kujdes të shtuar në zonat pyjore dhe të lajmërojnë sa më shpejt zjarrfikëset në raste të konstatim të zjarreve. (A2 Televizion)