“Zjarrvënia është vrasje me paramendim”, Rama kërkon dënime më të ashpra

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 13:35 | Aktualitet

“Zjarrvënia është vrasje me paramendim”, Rama

Një qasje më e ashpër ligjore përkundrejt zjarrvënësve ka qenë kryefjalë e fjalimit të kryeministrit Edi Rama në ditën e dytë të Konferencës së Ambasadorëve, që po zhvillohet në kryeqytet.

Rama madje i ka krahasuar zjarrvënësit me vrasësit dhe kërkoi që dënimet të jenë edhe më të rënda se për ndërtimet pa leje. Shefi i qeverisë argumentoi se një ndërtim i paligjshëm mund të prishet, por dëmet ndaj pyjeve kërkojnë vite të tëra për t’u rikuperuar.

“Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se sa për ndërtimet pa leje. Nuk mund që të dënohen njësoj. Ndërtimin e paligjshëm mund ta prishësh, por rindërtimin e pyjeve duhen vite. Zjarrvënësit duhet të trajtohen si vrasësit dhe të dënohen njësoj si vrasësit. Në kushtet ku trashëgimia e shumë njerëzve vihet në rrezik. Kjo është tamam vrasje me paramendim”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos