Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1 ton mallra dhe kanë inspektuar 209 subjekte.
Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ky është vetëm fillimi, pasi aksioni do të vijojë për të garantuar treg të formalizuar, produkte të sigurta dhe mbrojtje për fermerët e ndershëm.
(A2 Televizion)