Çmimet e reja të referencës, 'Zona 13' në Durrës dhe Sazani më të shtrenjtët në Shqipëri

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 16:19 | Ekonomi

Çmimet e reja të referencës, 'Zona 13' në

Me çmimet e reja të referencës, ‘Zona 13’ në Durrës dhe ishulli i Sazanit në Vlorë do të jenë zonat më të shtrenjta në Shqipëri.

Çmimi referencë për apartamente në këto zona do të jetë 200 mijë lekë (2 mijë euro), duke i bërë ato me përjashtim të Tiranës, zonat më të shtrenjtat në rang vendi.

Me referencat e reja një metër katror në zonën më të frekuentuar të bregdetit të Durrësit që është ‘Zona 13’ e njohur si lagjia e Plazhit, pritet të kushtojë 2 mijë euro dhe kjo përbën një rritje 323% në raport me referencën aktuale prej 472 euro/metri.

Çmimet e reja të referencës, 'Zona 13' në

Sakaq për Sazanin rritja rezulton 223% në raport me referencën aktuale. Nga shtatori i këtij viti në ishullin e Sazanit pritet të nisë ndërtimi i vilave dhe resortit luksoz me vlerë 1.4 miliardë euro, i kompanisë Affinity Partners të Jared Kushner dhe Ivanka Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos