“Yahtzee” gjermane në Himarë, mbi 4.7 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit

Nga Marjo Brakaj
25 Korrik 2025, 17:55 | Ekonomi

Janë më shumë se 4.7 milionë turistë që kanë hyrë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit. Numri i të huajve që kanë ardhur kryesisht për pushime është zgjeruar me 5 për qind, krahasuar me janar-qershorin e vitit të shkuar. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 4.5 milionë janë turistë nga vendet Europiane, ndjekur nga ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azia Lindore dhe Afrika.

Quhet “Yahtzee”... një lojë gjermane, e ngjashme me “hedhjen e zareve në shqip.” Ndërsa këta janë Henryn dhe Bertha një çift turistësh gjermanë që po pushojnë në Himarë.

“Kjo është hera e parë në Shqipëri. Më herët ishim në Durrës dhe Vlorë. Himara është shumë e bukur, kemi 4 ditë këtu. Do të qëndrojmë edhe tre ditë të tjera e më pas do të shkojmë në Sarandë e më pas në Korfuz”, shprehet për A2 CNN Henry, turist gjerman.

“Plazhi është shumë i bukur. Plazhi është i pastër. Dhe udhëtuam me anije dhe pamë disa vende të çuditshme. Çmimet duken normale”, thotë për A2 CNN Bertha, turiste gjermane.

“Yahtzee” gjermane në Himarë, mbi 4.7 milionë

Janë më shumë se 4.7 milionë turistë që kanë hyrë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit. Numri i të huajve që kanë ardhur kryesisht për pushime është zgjeruar me 5 për qind, krahasuar me janar-qershorin e vitit të shkuar.

 Vetëm gjatë qershorit, Shqipërinë e vizituan mbi 1.3 milionë të huaj nga rreth 1.2 milionë një vit më parë.

“Yahtzee” gjermane në Himarë, mbi 4.7 milionë

“Sezoni këtë vit është goxha pozitiv. Nuk po bëj krahasim me 2023, pasi ishte edhe më i suksesshëm. Por mendimi im është se ka nisur mirë dhe shpresojmë që të përmbyllet po kështu”, deklaron për A2 CNN, Luixhino Isufaj, sipërmarrës në sektorin e turizmit.

Pjesa më e madhe e tyre, mbi 4.5 milionë janë turistë nga vendet Europiane, ndjekur nga ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azia Lindore dhe Afrika.

“Yahtzee” gjermane në Himarë, mbi 4.7 milionë

“Kemi një lloj difersifikimi të vendeve nga po vijnë turistë këtë vit dhe ky është një fat i madh”, vijon për A2 CNN Luixhino Isufaj, sipërmarrës në sektorin e turizmit

E teksa turizmi shqiptar gjendet në kulmin e tij, fadromat dhe tritoli në Theth bashkë me aksionin për lirimin e hapësirave publike në pjesën të vendit pritet të ndikojnë negativisht në imazhin e vendit. Një kulm i ndritshëm mund të shndërrohet lehtë në hijen e një sezoni të trazuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos