19 mijë tonë peshk në 2023, i përgjigjemi tregut me 44% të nevojës, pjesa tjetër import

Nga A2 CNN
25 Qershor 2024, 16:11 | Ekonomi

Karkalec të thellësisë, merluc, sardele e krap. Turizmi por kryesisht numri I lartë i të huajve që po zgjedhin të zbulojnë e të pushojnë në brigjet shqiptare, kanë rritur kërkesën edhe për konsumin e produkteve nënujore.

Peshkatarët zunë më shumë peshk në brigjet detare, laguna, akualturë e ujërat e brendshëm në 2023, rreth 19 mijë tone në total. 

19 mijë tonë peshk në 2023, i përgjigjemi tregut me 44%

Karas, krapë e karkalec nga i thellësitë janë speciet më të zëna nga peshkarexhat në 2023-shin duke arritur secila 26%, 22% dhe 19.4% të totalit.

19 mijë tonë peshk në 2023, i përgjigjemi tregut me 44%

Në rritjen e peshkimit ka ndikuar edhe rritja e flotës detare. Në  2023 ajo arriti në 811 subjekte të cilat kryesisht i gjejmë në Durrës, Vlorë e Sarandë. Por kjo rritje ka riskun e saj. Ekspertët thonë se duhet patur kujdes me lejet e reja e do jepen pasi çojnë në një situatë peshkimi pa kriter.

19 mijë tonë peshk në 2023, i përgjigjemi tregut me 44%

Pavarësisht se është rritur sasia e peshkimit, përsëri Shqipëria nuk arrin të plotësojë nevojat e tregut duke ju drejtuar importit. Vetëm në 2023 u importuan rreth 26 mijë ton peshk duke përmbushur rreth 56% të kërkesave të bizneseve shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos