Euro vijon tatëpjetën. Monedha europiane po këmbehet mesatarisht me 100.2 lekë. Ky është ndër nivelet më të ulëta që euro ka regjistruar që prej viti 2002.
Dollari amerikan vijon edhe sot të blihet me 92.8 lekë dhe të shitet me 93.7 lekë duke mos pasur lëvizje të ndjeshme të kuotës nga dje, sipas kursit të këmbimit.
Paundi britanik është forcuar mëngjesin e sotëm pasi referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 118 lekë dhe është shitur me 119 lekë.
Ndërsa franga zvicerane është blerë sot me 103.8 lekë dhe është shitur me 104.8 lekë duke shënuar kështu një rritje nga dita e djeshme.
(A2 Televizion)