Autostrada Thumanë-Kashar, aksi i ri shkurton ndjeshëm lidhjen me veriun, eliminohet edhe trafiku

Nga Marjo Brakaj
2 Korrik 2024, 15:26 | Ekonomi

Vetëm pak nga hapja e autostradës Thumanë-Kashar, e para e kategorisë “A” në Shqipëri, në rrugën e vjetër qarkullojnë pak automjete duke i dhënë përfundimisht zgjidhje trafikut. Vepra infrastrukturore 21 kilometër e gjatë pjesë e “Korridorit Blu” është një investim tërësisht privat, i kompanisë “Gener 2”, e cila pas 35 vitesh do i dorëzohet shtetit. 

Kjo është një nga rrugët në të cilën për dhjetëra vite me radhë qindra-mijëra njerëz e automjete kanë lëvizur drejt Thumanës e më tej më në veri e anasjelltas. Një degëzim i saj ka shërbyer që përmes Rinasit të fluturonin jashtë vendit shqiptarët e të hynin të huajt.

Por siç edhe duket, ajo nuk mjafton për të përballuar flukset e lëvizjeve, të cilave truizmi iu ka dhënë një tjetër hov. Sot në të lëvizin 3-fish më shumë automjete nga kapacitet që rruga ka.

Rrugët janë monumente të rëndësishme, pavarësisht vjetërsisë e kushteve që ofrojnë. Ky është fakt i pamohueshëm. Por po aq e pa-kundërshtueshme është edhe pohimi se shpesh duhen vepra të reja, që i përgjigjen nevojave që koha sjell. E tillë është Thumanë-Kashar, vepra infrastrukturore 21 kilometër e gjatë pjesë e Korridorit Blu, ndryshe Adriatiko-Jonian.

Autostrada Thumanë-Kashar është tashmë e hapur për qarkullim. Vepra infrastrukturore 21 kilometër e gjatë, pjesë e “Korridorit Blu” është e para e kategorisë “A” në Shqipëri, duke hedhur kështu një “gur themeli” drejt një standardi të ri. Autostrada përmbush të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometër në orë.

Vepra infrastruktuore që nis nga Thumana e që lidhet me Autostradën Tiranë-Durrës është një investim tërësisht privat, i kompanisë “Gener 2”, e cila pas 35 vitesh do i dorëzohet shtetit.  Me nga tre korsi për secilin kah lëvizje, njëra e dedikuar për emergjencat, 14 nënkalime e 12 ura, Thumanë-Kashar i shërben sa qytetarëve shqiptarë aq edhe turistëve të huaj.

Autostrada Thumanë-Kashar është segmenti i parë i ndërtuar nga pesë të tillë që përbëjnë “Korridorin Blu”, ndryshe Adriatiko Jonian. Aktualisht janë lidhur kontratat për Kashar-Thumanë, Thumanë-Milot dhe Lekaj-Fier. Së afërmi pritet hapja e garës edhe për Milor Balldren e më pas Balldren-Muriqan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos