Banka e Shqipërisë: Papunësia ka rënë në minimumin e ri historik

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 18:32 | Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Papunësia ka rënë në minimumin

Papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik, përgjatë viteve të fundit. Shifrat u sollën nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke thënë se norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.7%.

Gjatë prezantimit të Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2023 në Kuvend, Sejko foli për rritje ekonomike, që sipas tij u mbështet nga disa faktorë, që nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, si dhe i eksportit të shërbimeve të turizmit.

“Sipas të dhënave të INSTAT-it, ky tregues u rrit me 3.5% gjatë vitit të shkuar. Paralelisht me të, punësimi u rrit me 2.2%, paga mesatare në sektorin privat u rrit me 13%, ndërsa norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.7%. Rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, si dhe i eksportit të shërbimeve të turizmit, ndërkohë që politika fiskale ruajti një kah konsolidues. Në aspektin makroekonomik, rritja ekonomike pasqyroi bilancet e shëndosha financiare të sektorit privat, përmirësimin gradual të besimit të bizneseve dhe familjeve, zgjerimin e kredisë bankare, inflacionin në rënie, tregun e fortë të punës, si dhe rritjen e shpejtë të të ardhurave nga turizmi”, tha Sejko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos