Buxheti për arsimin në 2025 rritet me 9,4 miliardë lekë, por mbetet sërish larg objektivit 5% të PBB

Nga Marjo Brakaj
30 Tetor 2024, 13:13 | Ekonomi

Nuk mund të kemi arsim cilësor në kushtet e nën-financimit publik. Kjo tezë është pranuar edhe nga qeveria. Ndaj Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ketë më shumë para në dispozicion vitin e ardhshëm. Nga 52,6 miliardë lekë këtë vit, fondi për edukimin dhe sportin rritet në mbi 62 miliardë gjatë 2025-s.

Buxheti për arsimin në 2025 rritet me 9,4 miliardë lekë, por

“Kemi një nivel shumë të lehtë me 0.1 apo po themi dhe 1% të GDP  jemi larg qenies së standardit dhe qenies së cilësisë së sistemit të arsimit për atë që kërkohet. Fatkeqësisht qeveria është ende në fazën që nuk e sheh si prioritet arsimin”, thotë për A2 CNN Nora Malaj, ish-zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës.

Arsimi bazë, ku përfshihet edhe parashkollori do të marrë pjesën më të madhe të parave, mbi 34 miliardë lekë, ndjekur nga arsimi universitar dhe ai i mesëm. Pjesa tjetër e parave shkon për shkencën dhe zhvillimin e sportit.

Buxheti për arsimin në 2025 rritet me 9,4 miliardë lekë, por

“Nuk po studiohet realisht se cila është harta e prioriteteve  problematike që ka arsimi dhe si mund të përkthehet në buxhet që do të thotë për çfarë mësuesish kemi nevojë çfarë kualifikimi. Njëkohësisht po të shohim fashën e arsimin të lartë jemi në kuadër të rritjes së investimeve në drejtim të bërjes së projekteve, por realisht kërkimi shkencor është shumë larg asaj që kërkohet”, thotë Malaj.

“Duhen veçanërisht më shumë para për kërkimin shkencor, jo për të bërë shkencë, por për të bërë studime dhe për të kuptuar se ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë”, thotë Qemal Çejku, ekspert i arsimit.

Me gjithë rritjen, buxheti për arsimin vitin e ardhshëm do të jetë sa më pak se 2.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto i cili për 2025-n parashikohet të arrijë në mbi 2.6 trilionë lekë.

Buxheti për arsimin në 2025 rritet me 9,4 miliardë lekë, por

“Nëse nuk do të investojmë 5 për qind të PBB në arsim, ne asnjëherë nuk do të kemi rezultate në drejtim të arsimit dhe shkencës”, thotë Çejku, raporton A2 CNN.

Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të shpenzimeve për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rajon. Kosova kryeson me 4.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto,  ndjekur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos