
Pak ditë më parë deputetja Jorida Tabaku, nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ngriti shqetësimin për pagesat e fëmijëve me spektrin e autizmit dhe të sindromës Down.
Sipas deputetes, pagesat ndaj këtyre fëmijëve janë mjaft të ulëta, si dhe nevojitet njohja e kontributeve shëndetësore dhe shoqërore për prindërit kujdestarë.
Lidhur me këtë shqetësim, kryeministri Rama njoftoi nga takimet që po zhvillon në Tiranë se do të ketë një dyfishim të pagesave për këta fëmijë.
Njoftimi i kryeministrit është zyrtarizuar në Ditën Botërore të Autizmit edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala dhe zv. kryeministrja Albana Koçiu.
Njohja e kontributeve shëndetësore e shoqërore, si dhe pagesa më dinjitoze, ka qenë një thirrje e vazhdueshme e prindërve, të cilët tashmë do të kenë një barrë më pak në supe, vitet e punës për të përfituar pension.
(A2 Televizion)