Me qëllim lehtësimin e kostove për transportin urban dhe interurban publik pas shtrenjtimit të çmimit të karburanteve, qeveria parashikon të rikthejë skemën për subvencionimin e naftës.
Pas kërkesa dërguar ministrive për marrjen e masave, Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban kanë zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës Enea Karakaçi.
“Bashkë me ministren e ekonomisë edhe kryetaren e bashkisë së Tiranës. Ne ishim jo këtu në një ambient shumë afër në takim me shoqatat e transportit interurban dhe urban. Patjetër që situata e krizës hidrokarbure dhe çmimeve hidrokarbure është një situatë që ne jemi duke e ndjekur në shumë kujdes. Ju e dini që tashmë qeveria ka njoftuar disa plane masash ku i pari është rritja ngritja e bordit të transparencës si dhe një nismë për sa i përket elementit të akcizës, më pas një çmimi të caktuar nëse rritet. Dhe në vazhdën e të gjitha këtyre diskutimeve dhe masave ishte dhe takimi i ditës së sotme. Ne e dimë që gjatë vitit 2022 janë marrë disa akte subvencioni përsa i përket ë shoqatave të transportit interurban dhe urban. Një element i tillë po diskutohet përsëri pavarësisht se jemi akoma në fillime, kur e kemi miratuar në vitin 2022. E kemi miratuar mbas disa muajsh që çmimi ishte rritur dhe në një nivel shumë më të lartë se ç’është aktualisht, por hyjnë ndër ato elementet që ne jemi duke i marrë në konsideratë bashkë edhe me propozime të tjera që na bëri shoqata e transportit. E kemi lënë për t'u ulur përsëri në ditët në vijim”. (A2 Televizion)