Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës  

Nga Marjo Brakaj
1 Prill 2026, 14:07 | Ekonomi

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet

Me qëllim lehtësimin e kostove për transportin urban dhe interurban publik pas shtrenjtimit të çmimit të karburanteve, qeveria parashikon të rikthejë skemën për subvencionimin e naftës.

Pas kërkesa dërguar ministrive për marrjen e masave, Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban kanë zhvilluar ditën e sotme takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës Enea Karakaçi.

Kryetari i Shoqatës të Transportit Urban dhe Interurban Dashnor Memaj tha për A2CNN se gjatë takimit u vendos që shërbimi do vazhdojë dhe shteti do marrë masa për subvencion.

Subvencionimi si masë mbrojtëse për sektorin u zbatua edhe në periudhën e krizës së vitit 2022, për shkak të luftës në Ukrainë. Në atë periudhë transporti publik u subvencionua me për naftën në masën 100 lekë për litër.

Memaj theksoi se ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë masa e subvencionit. Sipas tij, detajet pritet të përcaktohen në një takim tjetër që do të zhvillohet ditën e martë. Megjithatë, ai nënvizoi se për sektorin publik, subvencionimi do të jetë i pashmangshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos