Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
2 Prill 2026, 10:08 | Ekonomi

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe

Punëtorët e huaj në vendin tonë tashmë mund të quhen një domosdoshmëri për kompani dhe subjekte në fusha të ndryshme, duke parë numrin e madh të tyre që futen çdo vit në vendin tonë. Vetëm një agjensi në Durrës, që kujdeset për rekrutimin e këtyre punëtorëve, sjell mijëra punëtorë të huaj në vit në qytetin bregdetar, shkruan A2CNN.

Eksperiencat ndër vite kanë bërë që agjensitë tashmë të selektojnë ata shtetas që e kanë përdorur vendin tonë si vend tranzit për në BE, ndërsa ka vlerësuar edhe nacionalitete që janë seriozë dhe të qëndrueshëm në punë.

Madje tashmë dihet qartë edhe për llojet e punëve se çfarë nacionalitetesh punëtorësh të marrin.

E ndërsa të huajt po vijnë dhe po punojnë në vendin tonë, krahu i punës vendas dhe veçanërisht profesionistët largohen dhe kjo për drejtuese e agjensisë është e gabuar, nisur edhe nga niveli i pagave.

Turizmi dhe ndërtimi janë dy sektorët që kanë gjithmonë etje për punonjës dhe që i drejtohen tregut të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos