Grabitet dhe vritet i moshuari në banesën e tij, në kërkim autorët

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
2 Prill 2026, 15:29 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bulgarec të qarkut të Korçës, ku një person i moshuar që jetonte vetëm është gjetur i vdekur në banesën e tij. I ndjeri është identifikuar si Gëzim Vija 78 vjeç.

Fillimisht u dyshua se vdekja mund të ishte natyrale, por nga këqyrja, policia konstatoi se trupi i viktimës kishte shenja dhune dhe goditje me mjete të forta që mund ti kenë shkaktuar edhe vdekjen. Në varësitë të dhënave nga vendngjarja policia ka ngritur edhe dyshimet e para mbi motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Ngjarja ka shokuar fqinjët e të ndjerit të cilët, shprehen se edhe herë të tjera persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesat e fshatit.

Ky rast tregon edhe një herë dramën e moshës së tretë që jetojnë të vetëm në banesa, ku në rastin më të mire gjenden të vdekur nga shkaqe natyrore, ndërsa nuk mungojnë as raste të tilla kur masakrohen për t’u grabitur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos