Rritja e niveli të të ardhurave por dhe e suficitit kanë bërë që ekonomia shqiptare të performojë pozitivisht. Buxheti i shtetit ka arkëtuar në 11 muaj të e parë të vitit plotë 647 miliardë lekë, me një rritje prej 60.5 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Ministria e financave deklaron se janë të ardhurat e mbledhura nga doganat dhe tatimet ato të cilat kanë dhënë kontributin më të lartë. Të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet për 11-mujorin 2024, u realizuan në masën 207.5 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë mbi planin.
“Tatimi nga të ardhurat personale është realizuar ka njohur rritje me 7.2 miliardë lekë në raport me vjet për shkak edhe të rritjes së pagave në administratën publike. Ndërsa të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sërish rezultojnë me rritje të konsiderueshme në 15 % në krahasim me 2023. Në këtë zë ka pasur ndikim reforma e rritjes së pagave dhe e antiinformalitetit”, Ministria e Financave.
Sa i takon të ardhurave doganore, ato u realizuan në vlerën 209 miliardë lekë, 11.5 miliardë lekë ose 5.8% më shumë se 11-mujori 2023. Është TVSH në import dhe Akciza, sektorët që kanë dhënë kontribut në këtë rritje krahasuar me vitin e kaluar, përkundrejt të ardhurave nga renta minerare dhe taksat doganore.
Nga ana tjetër shpenzimet ndonëse u rritën me 4.8% shfaqin një rënie të vrullit të realizimit krahasuar me 2023. Në 11 muaj ato arritën në 575.3 miliardë lekë me por me një realizim më të ulët të planit se një vit më parë.
“Shpenzimet e përgjithshme për 11 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 78% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 74.6% të planit vjetor.”
Me gjithë shpenzimet e realizuara, të ardhurat në nivele rekord kanë bërë që ekonomia e vendit ta mbyllë bilancin e 10 muajve të vitit në mënyrë pozitive me gati 72 miliardë lekë të kursyera. (A2 Televizion)