Eliminohen radhët dhe një sërë tarifash, çdo shërbim për bizneset do të aksesohet në e-Albania

Nga Marjo Brakaj
2 Korrik 2024, 15:39 | Ekonomi

Për të shkurtuar kohë, procedura si dhe radhët e pritjes, çdo shërbim edhe për bizneset do të kalojë online. Nëpërmjet disa ndryshimeve në projektligjet për regjistrimin e biznesit por dhe qendrës kombëtare të biznesit përcaktohet se veprimet do të kryhen vetëm në e-Albania.

Tranzicioni drejt një teknologjie të tillë edhe për kategorinë e bizneseve mirëpritet nga këta të fundit. Sipas tyre kjo iniciativë do të reduktoj evazionin fiskal.

Për problemet që lindën gjatë marrjes së shërbimeve në e-albania do të jetë në dispozicion sporteli elektronik. “Do të funksionojë si portali elektronik, ku mundësohet ofrimi i shërbimit për publikun në distancë, duke komunikuar drejtpërdrejt me sistemin qendror të QKB -së, nëpërmjet mjeteve elektronike”, thotë kontabilistja Etleva Treska

Por përballë hasjes së vështirësive të veprimeve që aktualisht i kryejnë online por dhe marrjes së penaliteteve për këtë arsye, bizneset kërkojnë mundësimin  e një zyre fizike.

Me kalimin e veprimeve online, bizneset përfitojnë eliminimin e tarifave monetare për aplikimet të cilat më parë ishin me pagesë siç është tarifa për kryerjen e aplikimit për rezervimin e emrit, mënyra e lëshimit të certifikatës për këtë qëllim etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos