Katër kompanitë më të mëdha të qumështit, në hetim nga “Konkurrenca”

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 15:52 | Ekonomi

Katër kompanitë më të mëdha të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij janë vendosur nën hetim të thelluar nga Autoriteti i Konkurrencës.

Kjo për shkak të dyshimeve se këto subjekte mund të kenë shfrytëzuar pozitën e tyre dominuese në treg për të parapërcaktuar çmimet.

Nga monitorimi i tregut periudhë, pas raportimeve në media për rritje të paralajmëruar të çmimeve, rezultoi se çmimet e nënprodukteve të qumështit, kryesisht djathit të bardhë, djathit kaçkavall dhe gjalpit ishin rritur deri në 38% nga disa prej ndërmarrjeve. Rritja ndodhi në një periudhë të përafërt kohore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos