Nami i mirë mban gjallë kuriozitetin, Shqipërinë e vizituan 11 mln turistë deri në fund të nëntorit

Nga Marjo Brakaj
6 Dhjetor 2024, 19:53 | Ekonomi

Shqipërinë e vizituan 11 milionë turistë të huaj deri në fund të muajit të shkuar. Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë numri i pushuesve nga jashtë është rritur me mbi 1.4 milionë apo 15 për qind se krahasor me janar-nëntorin e një viti më parë.

“Është e rëndësishme të theksojmë se këto rritje po bëhen të qëndrueshme. Në fillim të këtij viti, në 3-4 muajt e parë, edhe dimri... për shkak të reputacionit të mirë që Shqipëri apati që nga viti 2023, janari, shkurti e marsi patën rritje që shkonte deri në 35 për qind. Kjo vijoi edhe në muajt e vjeshtës”, tha Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Por flukset e shifrave të turistëve, tashmë në shifra milionëshe dyshifrore nuk po kënaqin më as edhe vetë institucione. Në vend të numrave, po kërkohen më shumë para, shkruan A2.

“Është e rëndësishme të theksojmë se këto janë rritje që po bëhen të qëndrueshme. Nuk na duhet të kemi miliona e miliona më shumë dhe të krenohemi se mbërritëm dhjetwra milionë. Na duhen ata milionë të cilët rrinë më gjatë, të cilët paguajnë më shumë, konsumojnë më shumë, shijojnë më shumë dhe vijnë gjatë gjithë viti”, tha Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Duke ju referuar modelit të vendit që përfaqëson, ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri pati një thirrje të shoqëruar me disa rekomandime për bizneset dhe institucionet shqiptare.

“Përqafoni qëndrueshmërinë. Ndërmerrni iniciativa të cilat respektojnë mjedisin, natyrën dhe komunitetin. Ju mund të ndihmoni të ruani resurset dhe bukuritë natyrore të vendit. Nga na tjetër, institucionet publike duket të inkurajojnë përpjekje të tilla drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo përmes një kuadri të duhur ligjor dhe iniciativave të nevojshme”, tha Ruth Huber, ambasadore e Zvicrës në Shqipëri.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se vetëm gjatë nëntorit, vendin e vizituan rreth 700 mijë pushues të huaj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos