Ngritja e çmimit të apartamenteve, rritja e ofertës mund të mbajë nën kontroll tregun

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
26 Korrik 2025, 14:36 | Ekonomi

Çmimet e reja te referencës për pasuritë e paluajtshme që pritet të futen në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm, edhe pse ne letra rrisin ndjeshëm vlerën e apartamenteve në zona të caktuara, në realitet duket se pasqyrojnë çmimet reale. Të paktën të këtij mendimi janë edhe agjentët imobiliarë të Durrësit, ku janë të paktën dy zona, që çmimi i referencës është nga më të lartit në të gjithë vendin.

Por përafrimi i çmimeve të pasurive të paluajtshme me atë të tregut ka ngritur edhe një herë problemin e pamundësisë së familjeve shqiptare, veçanërisht ato të reja për të patur një banesë të tyre.

Fakti është që aktualisht në Durrës motori i tregut imobiliar janë të huajt që blejnë apartamente të ndjekur nga shqiptarët me banim jashtë vendit. Ndërsa vendasit që punojnë në Durrësit blejnë shumë pak.

Agjenti imobiliar tregon një nga rrugët që edhe vendasit të kenë mundësi për një banesë të tyre.

Mbi 50 përqind e të huajve që kanë blerë apartamente në Durrës jetojnë vetë, ndërsa pjesa tjetër i përdorin në funksion të turizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos