Objektivi i qeverisë, njohja e pensioneve me Greqinë do të ndodhë brenda vitit 2030

Nga Marjo Brakaj
5 Qershor 2025, 12:41 | Ekonomi

Shqipëria synon të arrijë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të pensioneve brenda vitit 2030. 

“Për të gjithë emigrantët shqiptarë, është një hap shumë efektiv firmosja e marrëveshjeve qeveritare në fushën e pensioneve me një numër të konsiderueshëm vendesh, së fundmi edhe me Italinë. Është me shumë interes firmosja e marrëveshjes së pensioneve me Greqinë, ku dhe numri i emigrantëve shqiptarë është më i larti.”

Po sa i mundshëm është ky objektiv?

“Pesë vite janë mjaftueshëm që pretendimet e dy palëve dhe pikat ku nuk ka dakordësi të axhustohen. Pastaj kryeministrat e dy vendeve apo përfaqësuesit me kompetenca të deleguara do të kenë rrugë të shtruar për të firmosur marrëveshjen”, tha për A2 CNN eksperti i sistemit të pensioneve, Kujtim Hoxha.

Por gati 2 vite pasi qeveria greke pranoi për herë të parë në mbi tre dekada për t’u ulur në bisedime për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, pasuar nga dy takimeve në Athinë e Tiranë.

“Në nivel teknik do të thotë që administrata shtetërore me njerëzit që me anë vjetërsinë punës këtu dhe atje. Janë të gjitha detajet teknike për të shtruar rrugën drejt arritjes dhe zbatimit të marrëveshjes.”

Greqia është shteti me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë, ndjekur nga Italia, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Gjermania.

Po pse mbi tre dekada pritje për njohjen e pensioneve me Greqinë, shtetin me diasporën më të madhe shqiptare? 

“Çështje vullneti politik, por edhe ekonomik. Janë shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kjo i kushton shumë para vendit fqinj në rast të njohjes së pensioneve”, tha për A2 CNN, Etmond Guri, gazetar shqiptar në Greqi.

Në rast të arritjes së një marrëveshje, emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në fuqi do të, mund të bashkonin vitet e punës në dy shtetet për të përfituar kështu dy pensione. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos