Pavarësisht sfidave, sipërmarrësit e huaj po vijojnë të investojnë në Shqipëri

Nga Marjo Brakaj
10 Qershor 2025, 17:05 | Ekonomi

Me gjithë krizën për të gjetur punonjës, kostot e shtuara nga rritja e pagave dhe forcimi i lekut, sipërmarrësit e huaj po vijojnë të investojnë në Shqipëri. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e investimeve nga jashtë në tre muajt e parë të vitit kapi shifrën e mbi 362 milionë eurove, 8 milionë më tepër se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Pavarësisht sfidave, sipërmarrësit e huaj po vijojnë të

Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. “Është shifër e madhe për Shqipërinë, marrë parasysh se kjo e fundit është e vogël. Është një trend pozitiv. Kemi ecur mirë, por sërish është i vogël”, thotë për A2 CNN Mark Crawford, investitor amerikan.

Rritja e vlerës së pronave në vend ka tërhequr edhe vëmendjen e të huajve duke renditur në krye të investimeve të huaja pikërisht blerjet e pasurive të patundshme. Lista pasohet nga investimet në sektorin bankar dhe atë financiar, hidrokarburet, energjia dhe tregtia.

Pavarësisht sfidave, sipërmarrësit e huaj po vijojnë të

“Ka shumë turistë të huaj që veçanërisht po investojnë te pasuritë e paluajtshme dhe jo vetëm. Janë sektorë ku përgjithësisht nuk kërkohet ndonjë fuqi punëtore e madhe. Gjithçka gjendet gati dhe investimi kryhet pa pengesa”, thotë Crawford.

Megjithatë, rritja e investimeve të huaja tashmë po dominohet dukshëm nga fitimet e ri-investuara të ndërmarrjeve, ndërsa prurjet e reja të kapitalit janë pothuajse në vendnumëro. Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet e riinvestuara arritën në 214 milionë euro, ose sa 59 për qind e fluksit total të investimeve në tre muajt e parë të vitit. “Ky duhet lexuar si lajm pozitiv pasi tregon se kapitali nuk po shkon jashtë, por po ri-investohet në Shqipëri”, thotë Crawford.

Holanda, Italia dhe Turqia janë shtetet që kryesojnë listën për vlerën e investimeve të huaja në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos