Përpos përmbytjeve dhe dëmeve të tjera, shirat shtojnë eksportet e energjisë, mbi 13 mln euro në tre javë

Nga Marjo Brakaj
12 Janar 2026, 19:52 | Ekonomi

Përpos përmbytjeve dhe dëmeve të tjera po shkaktojnë reshjet, shirat e këtij fillim-janari po i kursejnë vendit dhjetëra-milionë euro për energjinë elektrike. Reshjet e dendura kanë mbushur hidrocentralet duke bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të ndryshojë pozicion, nga vetëm në blerje, të shkojë drejt eksporteve.

Në harkun e vetëm tre javëve javë, KESH ka shitur në tregjet e huaja 136 mijë e 294 megavat/orë energji elektrike me vlerë mbi 13 milionë euro. Çmimi mestar i shitjes përllogaritet në 95.7 euro për megavat-orë.

Me çmimin e energjisë elektrike që po ritet në bursat ndërkombëtare duke kapur nivelin e gati 253eurove eurove të hënën, KESH po kalon ditë të mira. Me çmimet që pritet të rriten dhe nëse situata hidrike do të vijoje e tillë edhe në vijim, në arkën  korporatës do të futeshin disa dhjetëra milionë euro.

Prurjet në kaskadën e Drinit përllogariten në mbi 1 mijë e 200 metër kub për sekondë nga rreth 1 mijë e 100 janarin e vitit të shkuar. Ky tregues është ndjeshëm më lartë se sa mesatarja shumëvjeçare, shkruan A2 CNN.

Kjo në një kohë që konsumi i energjisë elektrike, si pasojë edhe e turistëve kapi nivelin e mbi 6.6 milionë megavateve.

Ditët e para të këtij viti tregojnë për një situatë krejt tjetër nga ajo e vitit të kaluar, kur për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, KESH kërkonte të blinte energji elektrike jashtë vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos