Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Nga Marjo Brakaj
12 Janar 2026, 14:57 | Ekonomi

Mbi 7 milionë euro! Kaq para kanë përfituar 140 deputet gjatë vitit të shkuar. Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se vetëm për paga, për ligjvënësit shqiptarë janë shpenzuar më shumë se 453 milionë lekë apo rreth 4.6 milionë euro. Shtatori, pasuar nga tetori, nëntori e dhjetori rezultojnë muajt me shpenzimet më të larta për rrogat e “përfaqësuesve të popullit”.

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi

Ndërkohë për udhëtime brenda e jashtë vendit, pjesëmarrje në komisionet parlamente apo rimbursim të telefonit e pagesave të fjetjes në hotele, deputet shqiptarë kanë përfituar më shumë se 241 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro.

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi

Në linjë me rrogat, edhe shpërblimet më të mëdha janë dhënë në muajt e fundit të vitit.

Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se shpenzimet për pagat përbëjnë 54 për qind të totalit të parave të paguara për 140 ligjvënësist shqiptarë gjatë vitit të shkuar, ndërsa pjesa tjetër janë shpërblime dhe rimbursime.

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi

Në drejtim të honorarëve, udhëtimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve me 24 për qind, ndjekur nga shpërblimet për pjesëmarrje në komisione, telefoni, qiratë dhe hotelet.

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi

Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm që nga gjysma e dytë e vitit 2023. Deputetët e majtë dhe të djathtë i bashkuan votat për të votuar projektligjin që rrit pagat për pozitën e presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe punonjësve të administratës publike. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos