“Nëse diaspora nuk voton, zgjedhjet janë të paligjshme”, Gjata: Rama nuk rri pa prekur votën e tyre

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2024, 20:50 | Ekonomi

“Nëse diaspora nuk voton, zgjedhjet janë të

Çlirimi Gjata foli në “Off the Record” dhe për votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme dhe ngërçin ku ndodhet aktualisht ky proces.

Për anëtarin e kryesisë së PD, vota e diasporës është detyrim, por ai i frikësohet idesë se Edi Rama mund të manipulojë votën e shqiptarëve jashtë vendit.

“Ka detyrim ligjor për votën e diasporës. Ka vendim të Kushtetueses. Nëse nuk lejohet diaspora të votojë zgjedhjet do të jenë të paligjshme. Problemin e kam te manipulimi i votës. Prandaj duhet qeveri teknike. Kujtoni se Rama do rrijë pa prekur votën e tyre. Ku do shkojnë votat me postë, te posta e Edi Ramës? Nuk jep garanci Rama për votën. Duhet vullnet politik. Është edhe në të mirën e tyre të mos eliminohet opozita”, tha Gjata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos