Pse është i ulët niveli i bashkëpunim tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Nga Aurora Sulçe
18 Dhjetor 2024, 15:45 | Ekonomi

Afër gjeografikisht dhe me gjuhë të përbashkët. Këto janë dy avantazhet që Shqipëria dhe Kosova të paktën deri më tani nuk i kanë shfrytëzuar siç duhet në aspektin ekonomik. Shkëmbimet tregtare mes vendeve, pavarësisht përmirësimit vitet e fundit, mbeten në nivele të ulëta.

Pse është i ulët niveli i bashkëpunim tregtar mes

Eksportet shqiptare drejt tregut të Kosovës kanë kapur vlerën e 34.2 miliardë lekëve deri në nëntor, duke sinjalizuar që do të mbeten pak a shumë në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. Por ndërsa eksportet mund të vlerësohen me një notë kaluese në marrëdhëniet dypalëshe, në kahun e importeve bashkëpunimi çalon ndjeshëm.

Pse është i ulët niveli i bashkëpunim tregtar mes

Të dhënat tregojnë se ne importojmë nga Kosova mallra dhe produkte në vlerën e 14.4 miliardë lekëve, më pak se gjysma e vlerës së eksporteve. Ndonëse ecuria këtë vit ka qenë ndjeshëm më e mirë se vitet e kaluara.

Por pse bashkëpunimi tregtar dhe ai ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës është në nivele kaq anemike?

Pse është i ulët niveli i bashkëpunim tregtar mes

Teksa avantazhet vlerësohet se janë afërsia gjeografike dhe gjuha e përbashkët, dizavantazhet lidhen me tensionet politike të qeverive të të dyja vendeve. Kjo pavarësisht disa mbledhjeve të përbashkëta qeveritare dhe marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara, pjesa më e madhe e të cilave kanë mbetur në letër. Tjetër dizavantazh vlerësohet sjellja konsumatore, ku në Kosovë preferohen historikisht mallrat serbe kundrejt atyre të vendeve të tjera, përfshi Shqipërinë. Ndërsa dizavantazhi i tretë është perceptimi tregtar, ku bizneset e të dyja vendeve kanë hasur rezistencë në bashkëpunim.

Por duket se në këtë drejtim ka një zhvillim pozitiv. Pasi është nënshkruar marrëveshja për krijimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë, që do të mbrojë interesat e biznesit të të dyja vendeve. Si do të ndikojë tek bashkëpunimi ekonomik dypalësh? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos