Qeveria “hap thesin”, 200 mln lekë shtesë për SPAK, përfitojnë dhe organet e tjera të drejtësisë

Nga Marjo Brakaj
26 Nëntor 2024, 16:05 | Ekonomi

Qeveria “hap thesin”, 200 mln lekë shtesë për SPAK,

Komisioni Parlamentar i Ligjeve vendosi të hënën, 25 nëntor, që të pranojë shumicën e kërkesave për shtesë në buxhetin e vitit 2025 të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura e të krijuara me ligj, si dhe propozoi një zgjidhje për procesin tranzitor të kalimit të funksioneve të vetingut.

Për SPAK-un u miratuan një fond 100 milionë lekë në zërin e shpenzimeve për paga dhe sigurime shoqërore për të përballuar numrin e plotë të punonjësve.

100 milionë lekë të tjera u miratuan në zërin e investimeve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinës së re dhe urës lidhëse midis dy godinave.

Komisioni vendosi të miratojë shtesën në zërin e shpenzimeve korrente në vlerën 48.1 milionë lekë, për të përballuar shtesën prej 32 punonjësish administrativë, pjesë e programit buxhetor të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor të Ministrisë së Drejtësisë, për të finalizuar procesin e mbylljes së veprimtarisë administrative të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos