Qeveria merr vendim, procesi i sterilizimit tashmë nuk do të ofrohet më nëpërmjet Partneritetit Publik Privat

Nga A2 CNN
13 Janar 2026, 18:30 | Ekonomi

Qeveria merr vendim, procesi i sterilizimit tashmë nuk do të ofrohet

Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionare me kapital 100 për qind shtetëror për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit në të gjitha spitalet publike të vendit, në një kohë kur kontrata aktuale e sterilizimit me PPP vijon të jetë nën akuza për korrupsion dhe abuzim me fondet publike.

Vendimi për krijimin e “Operatorit të Shërbimeve të integruara të Sterilizimit” SHA, i botuar në Fletoren Zyrtare, parashikon një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh nga buxheti i shtetit për vitin 2026 dhe transferimin pa pagesë të aseteve që i kalojnë shtetit pas përfundimit të kontratës koncesionare të nënshkruar në vitin 2015.

Kjo do të thotë se procesi i sterilizimit tashmë nuk do të ofrohet nëpërmjet Partneritetit Publik Privat, shkruan A2 CNN.

Qeveria merr vendim, procesi i sterilizimit tashmë nuk do të ofrohet (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos