“Eksportet marrin tatëpjetën”, eksperti: Bujqësia sektor me potencial, por nuk po mbështeten fermerët

Nga Armend Pire
30 Mars 2026, 18:38 | Ekonomi

“Fermerët kanë nevojë për subvencione shtesë në kohë krizash”. Është ky konstatimi i ekspertëve të cilët analizojnë pasojat që po sjell mungesa e financimeve në këtë sektor.

Gjatë vitit 2024, eksportet e Shqipërisë ranë me 15.4%ndërsa importet u rriten me 2.5%, sipas INSTAT, tregues i cili solli rritjen e deficitit tregtar me afro 20%. Ndonëse një sektor me potencial të madh zhvillimi, bujqësia nuk po merr vëmendjen e duhur, për t’i bërë fermerët tanë konkurrues në kontinent dhe përtej detit. 

Por cilat janë shkaqet që po ua vështirësojnë punën fermerëve? Në kohë krizash, vendet fqinje kanë subvencionuar me më tepër para bujqësinë, teksa në Shqipëri fermerët përfitojnë vetëm nga skemat kombëtare.

Puna në bujqësi veç mundit fizik, po shoqërohet vit pas viti edhe me mundimet institucionale, ku mungesa e subvencioneve në masë të gjerë, po detyron fermerët të braktisin punimin e tokës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos