Qeveria “vulos” indeksimin 4,1% të pensioneve, Bonusi i fundvitit do të jetë më shumë se 5 mijë lekë

Nga Marjo Brakaj
18 Shtator 2024, 14:36 | Ekonomi

Nga 1 tetori pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 748 lekë më tepër, ndërsa ata në fshat vetëm 453 lekë më shumë. Nga 18 mijë e 234 lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 18 mijë e 982 lekë.

Qeveria “vulos” indeksimin 4,1% të pensioneve, Bonusi i

Ndërkohë pagesa mujore mesatare që merr një i moshuar në fshat, pas indeksimit me 4.1 për qind të do të bëhet 11 mijë e 504 lekë nga 11 mijë e 51 lekë që aktualisht është, shkruan A2 CNN.

Qeveria “vulos” indeksimin 4,1% të pensioneve, Bonusi i

“Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, pensione të reduktuara dhe pensione të parakohshme të pleqërisë, pensione të invaliditetit, pensione familjare si dhe pensione që rrjedhin nga skema suplementare dhe trajtimet e veçanta”, tha ministri i Ekonomisw, Kulturws dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

E teksa qeveria u tregua “dorështrënguar” duke indeksua pensionet vetëm në masën e inflacionit, pra shtrenjtimit të çmimeve, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dha një lajm të mirë për të moshuarit në vend. “Po punojmë për të pasur një rishikim të skemës por edhe të mundësive për të arritur në një rritje të të ardhurave për këtë kategori duke filluar nga fundi i vitit me një bonus i cili do të jetë i rishikuar dhe me një rritje”, tha ai.

Qeveria “vulos” indeksimin 4,1% të pensioneve, Bonusi i

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Gonxhja ndau edhe disa detaje nga puna për rishikimin e  skemës së pensioneve. “Do të kemi unifikim të masës së pensioneve për profesione të njëjta të dala në vite të ndryshme. Gjithashtu do të rishikohen pensionet e kategorive të veçanta si invaliditet etj.”.

Qeveria “vulos” indeksimin 4,1% të pensioneve, Bonusi i

Me gjithë rritjet, ajo që pensionistët në vend marrin nuk mjafton për të përballuar jetesën. Nisur nga një përllogaritje me bazë përgjigjet e tyre, një çifti pensionistësh i duhen së paku 44 mijë lekë për të përballuar nevojat e një muaji. Nga ana tjetër, po ky çift merr mesatarisht 32 mijë nëse jeton në qytet. Pra, për të pleqëruar me dinjitet, një çifti të moshuarish i mungojnë së paku 13 mijë e 969 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos