Komisioni Evropian ka nxjerrë raportin e vjeshtës për ekonominë. Sa i përket Shqipërisë ekonomia është e qëndrueshme pritet të rritet me 3.8% këtë vit.
Sakaq, ekonomia e Shqipërisë do të ngadalësohet në periudhën 2025-2026 në afro 3.6%, ku ndikim negativ do të japë kur të ngadalësohet punësimi dhe të rëndohet konsumi publik.
Për vitin 2025 ka edhe rreziqe të tjera, nga kursi i këmbimit, mungesa e fuqisë punëtore, emigracioni dhe rishfaqe e mundshme e presioneve inflacioniste. (A2 Televizion)