Shqipëria me më pak të rinj, kosto e jashtëzakonshme për vendin

Nga Aurora Sulçe
9 Dhjetor 2024, 15:35 | Ekonomi

Dita e rinisë e gjeti Shqipërinë me më pak të rinj.

Shqipëria me më pak të rinj, kosto e jashtëzakonshme

Sipas Censit 2023, raporti i varësisë së të rinjve ka zbritur aktualisht në 24% nga 30,4% që ishte në censin 2011, ndërsa raporti i të moshuarve është rritur në këtë periudhë me 13.7%.

Të dhënat e detajuara tregojnë edhe grupmoshat që kanë pësuar në vite luhatjet më të ndjeshme.

Shqipëria me më pak të rinj, kosto e jashtëzakonshme

Kur u zhvillua censi 2011, në të gjithë vendin u numëruan mbi 268 mijë të rinj të grupmoshës 15-19 vjeç, por në censin 2023 numri i tyre gati u përgjysmua. Kjo grupmoshë ka pasur edhe rënien më të madhe në periudhën ndërmjet censeve, si në numër dhe në përqindje. Kjo tregon qartazi se numri i të rinjve në Shqipëri po bie me shpejtësi dhe shpjegohet me emigracionin e lartë të të rinjve dhe familjeve me fëmijë pas vitit 2016.

Por cilat janë arsyet e largimit të të rinjve nga vendi?

Shqipëria me më pak të rinj, kosto e jashtëzakonshme

Problemet me tregun e punës, të reflektuara në paga të ulëta dhe kushte jo të përshtatshme pune; kostot e larta të shkollimit, si dhe mungesa e perspektivës vlerësohen faktorët kryesorë të emigrimit të të rinjve.

Dhe ky emigrim i vazhdueshëm dhe i pandalshëm ka kosto të jashtëzakonshme për vendin.

Shqipëria me më pak të rinj, kosto e jashtëzakonshme

Vlerësohet se për çdo të larguar, dëmi që i shkaktohet ekonomisë përllogaritet në 14.900 euro.

Por pasojat shkojnë edhe më larg.

Shqipëria me më pak të rinj, kosto e jashtëzakonshme

Ato reflektohen në tregun e punës me mungesë të fuqisë punëtore dhe me ulje të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos