"Pse Shqipëria po arrin të marrë më pak fonde të huaja"

Nga Marjo Brakaj
21 Korrik 2025, 15:10 | Ekonomi

Shqipëria po arrin të marrë më pak fonde të huaja. Nga mbi 8.2 miliardë lekë të planifikuara, deri në qershor u arritën të përfitoheshin vetëm 7.6 miliardë lekë. Kjo shumë është 620 milionë lekë, ose 7.5 për qind më e ulët se sa ishte planifikuar.

Edhe vitin e kaluar, Shqipëria arriti të shfrytëzonte më pak se gjysmën e fondeve të huaja në dispozicion. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se, nga më shumë se 45 miliardë lekë të planifikuara, në fund të vitit u përfituan vetëm 25.3 miliardë lekë, shkruan A2 CNN.

"Pse Shqipëria po arrin të marrë më pak fonde të

Abuzimet me fondet IPARD në bujqësi, ato të FRONTEX për menaxhimin e kufijve, si edhe shpërdorimet e parave të Bashkimit Europian nëpërmjet Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sytë e donatorëve ndërkombëtarë.

Për pasojë, Ministria e Financave ka ulur pritshmëritë mbi përfitimin e fondeve të huaja, shumica e të cilave jepen në formë ndihme. Nga mbi 40 miliardë lekë të parashikuara vitin e kaluar, shuma e pritshme është ulur në vetëm 39 miliardë lekë për vitin 2026.

"Pse Shqipëria po arrin të marrë më pak fonde të

Kjo ndodh pasi, sipas Komisionit Europian, mungon transparenca dhe një pjesë e parave të shpenzuara nuk justifikohen dot, si në rastin e fondeve për tërmetin. Nga ana tjetër, edhe kontrollet e brendshme të kryera së fundmi kanë zbuluar si raste “dredhish” nga subjektet përfituese, ashtu edhe shpërndarje “klienteliste” të fondeve të Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos