Eugen Mahmutaj, 24 vjeç, banues në fshatin Llakatund të Vlorës, ka mbetur i plagosur me thikë.
Mahmutaj ka qenë së bashku me një tjetër person i ulur në lokalin e fshatit Llakatund, ku në gjendje të alkoolizuar të dy kanë debatuar, shkruan A2.
Më pas, debati ka agravuar në sharje dhe më pas në përdorimin e thikës.
I riu ka marrë një plagë nga thika në bark dhe është derguar për ndihmë mjekësore në spital.
Informacion paraprak:
Sot, rreth orës 21:00, në fshatin Llakatund, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi E. M., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është shtetasi G. Rr., 25 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. (A2 Televizion)