Shtohen rezervimet, lufta në Lindjen e Mesme rikthen kosovarët në Durrës

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
6 Prill 2026, 15:41 | Ekonomi

Sezoni pranveror ka nisur në bregdetin e Durrësit, ku kryesisht turistët e huaj kanë nisur të shijojnë temperaturat, detin, ushqimet dhe mikpritjen shqiptare. Por këtë sezon Durrësit pritet t’i rikthehen edhe një pjesë e mirë e turistëve nga Kosova, të cilët për arsye nga më të ndryshmet preferonin Turqinë. Por duket se konflikti në Lindjen e Mesme i ka kthyer sërish shqiptarët e Kosovës në bregdetin e DurrësitM shkruan A2CNN.

Por cilat janë nacionalitetet e turistëve që pritet të popullojnë një pjesë të plazheve të Adriatikut këtë sezon veror?

Njësitë akomoduese turistike janë ndërgjegjësuar gjithnjë e më shumë për rëndësinë e sektorit, duke e parë turizmin jo më si një aktivitet sezonal, por si një komponent të qëndrueshëm të ekonomisë, të shtrirë në kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos