Një pjesë nga frika e të tjerë të ndërgjegjësuar, qytetarët shqiptarë po i paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike.
Kjo ka bërë që detyrimet e prapambetura të abonentëve familjarë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të binin në 44.7 miliardë lekë në prill nga 45.5 miliardë lekë fund-vitin e shkuar.
(grafik 1)Sinkron efekt dy qytetarë...
“Duhet me qenë korrekt me ta, se vijnë dhe i ndalin dritat. Më mirë shkoi paguaji, rri pa domate e speca edhe...”, tha njëri prej qytetarëve.
“Këtë muaj pagova 80 mijë lekë. Kur marrim pensionin i heqim mënjanë ato për dritat se për t’u paguar janë. Na ndihmojnë pak edhe fëmijët”, tha një tjetër qytetar, shkruan A2 CNN.
Në linjë me qytetarët, edhe bizneset po i paguajnë rregullisht faturat e energjisë. Në fund të prillit, vlera e faturave të prapambetura ndaj OSHEE ra në rreth 9.6 miliardë lekë, nga mbi 10.3 miliardë në po të njëjtin muaj të një viti më parë.
Megjithë reformat e ndërmarra e ndihmat e dhënat nga qeveria, institucionet jo-buxhetore ku përfshihen ujë-sjellësat, po vijojnë të mos paguajnë për energjinë e konsumuar. Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se detyrimet e tyre ndaj Operatorit të Shpërndarjes në fund të prillit u zgjeruan në mbi gati 20 miliardë lekë.
Për detyrimet deri në fund të vitit 2023, si familjarët ashtu edhe bizneset apo institucionet publike mund të lidhin tashmë aktmarrëveshje me OSHEE për të shlyer detyrimet me këste.
“Në këtë skemë përfshihen abonentët familjarë dhe jo familjarë. Do përfshihen në skemë edhe familjet në nevojë, familjet me status të veçantë dhe pensionistët, duke i dhënë mundësinë të shlyejnë detyrimet e prapambetura me këste minimale 1200 lekë apo 2800 lekë, por mund të kenë edhe këste alternative për të gjithë ata klientë që paguajnë për një kohë më të shkurtër, gjithmonë duke ju përmbajtur afatit maksimal prej jo më shumë se 240 këste”, tha Mentor Hima, Drejtor i Departamentit të Shitjeve dhe Arkëtimit.
OSHEE shpjegon edhe dokumentacionin që duhet dorëzuar për të përfituar nga skema.
“Përsa i takon dokumentacionit që duhet paraqitur për të përfituar, është ID e aplikantit, për bizneset e vogla, është dokumentacioni ligjor, NIPTI, regjistrimi i biznesit në QKB, dhe përgjegjësia tatimore.
Kërkohet edhe një dokument nga tatimet që të vërtetojnë përgjegjësinë tatimore që i takojnë biznesit të vogël. Kurse për familjet me status të veçantë kërkohet një vërtetim për statusin e tyre”, tha Mentor Hima, Drejtor i Departamentit të Shitjeve dhe Arkëtimit.
Vetëm në katër muajt e parë të vitit u shlyen gati 1.4 milionë fatura të energjisë elektrike me kamat-vonesa. Vlera e detyrime kap shifrën e gati 297 milionë lekëve.
“Ka pasur muaj që nuk keni arritur të paguani faturat e energjisë elektrike? Po ka pasur. Ka ndodhur që nuk i kam paguar dot. Më pas kam paguar kamat-vonesat”, tha një tjetër qytetare. (A2 Televizion)