Takat e larta apo këpucët me majë, gjenetika ka më pak rëndësi në sipërmarrje, por ende ka sfida

Nga Marjo Brakaj
8 Mars 2026, 15:26 | Ekonomi


Me taka të larta apo me këpucë me majë, veshur me fustan apo kostum, gjinia po ka përherë e më pak rëndësi në sipërmarrje. E njëjta po vlen edhe në Shqipëri.

Ina Nanaj është njëra nga rreth 40 mijë gratë që sot kanë në dorë “timonin” e një biznesi. Megjithatë, me gjithë përmirësimin e klimës për të bërë biznes nga gratë, ka ende sfida për t’u kaluar, veçanërisht në nisje.

Ina Nanaj, sipërmarrëse shprehet: “Vështirësia e nisjes së biznesit është e madhe për të gjithë. Te gratë më pas shumëfishohet për shkak të pozicionit të gruas në shoqëri.”

Sipas Bankës Botërore, në raportin për Gratë, Biznesin dhe Ligjin 2026, që e rendit Shqipërinë në vendin e 38 në listën me 190 shtete, gratë sipërmarrëse në vend përballen veçanërisht me sfidat e prindërimit dhe pensioneve.

Prindërimi e pengon sepse në familje gruaja ka një peshë shumë të rëndësishme. Ajo duhet gjithashtu të garantojë edukimin e familjes dhe kjo pengon shpesh në aktivitetin e tyre sipërmarrës”, shton Nanaj.

Raporti vlerëson gjithashtu se burokracitë në vend shpesh pengojnë iniciativat e grave në rrugën drejt biznesit.

Vazhdojnë burokracitë, është e vërtetë. Të qenit një sipërmarrëse grua, për shkak të konceptit dhe mentalitetit që ne hasim shpesh, krijon pengesa”, thotë sipërmarrësja.

Sipas një studimi nga revista Forbes, gratë sipërmarrëse vuajnë përgjithësisht nga financimi i kufizuar, pabarazia gjinore, mungesa e mbështetjes apo njohuritë e pamjaftueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos