Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Nga Marjo Brakaj
6 Mars 2026, 15:40 | Ekonomi

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.   

Ndërkohë që edhe në tregjet ndërkombëtare euro ka pësuar dobësim përballë dollarit amerikan. Ky i fundit është mbiçmuar ndjeshëm që pas përshkallëzimit te konfliktit SHBA Izrael kundër Iranit. Tensioni në Lindjen e mesme ka bërë që një pjesë e  investitorëve të të orientohen drejt titujve të borxhit dhe instrumenteve financiare në dollarë.

Kjo ka sjellë rritje të kërkesës për monedhën amerikane, e cila po forcohet në raport me shumë valuta të tjera.

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos