Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185 lekë për litër

Nga A2 CNN
6 Mars 2026, 14:19 | Ekonomi

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë,

Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë rritur sërish. Nafta dhe benzina po kushtojnë mesatarisht 184 lekë për litër.

Kjo pavarësisht se Autoriteti i Konkurrencës njoftoi marrjen në monitorim të tregut të hidrokarbureve. Rritja argumentohet me shtrenjtimin e naftës në bursat ndërkombëtare, pas tensioneve në Lindjen e Mesme.

Aktualisht Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i shtatë në Evropë dhe i dhjetë në botë për çmimin më të lartë të naftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos