Taksistët kanë protestuar në sheshin “Nënë Tereza”, duke kërkuar uljen e çmimit të karburantit, si dhe respektimin e tarifave në shërbim. Kërkesat i janë drejtuar institucioneve qendrore dhe bashkisë.
Me makinat e parkuara në shesh, Sindikata e Punonjësve të Transportit të Shqipërisë ka protestuar këtë të mërkurë për ulje të çmimit të karburantit si dhe respektim të tarifave në shërbim për taksistët.
Sipas tyre tregu është i parregullt dhe i mbingopur me taksi si pasojë e dhënies së shumtë të licensave. (A2 Televizion)