I ndërtuar 13 vite më parë, me një vlerë investimi prej 130 milionë eurosh, termocentrali i Vlorës pritet të vihet në punë së shpejti.
Me sezonin masiv turistik veror në prag që kërkon rrjedhimisht më tepër energji elektrike në dispozicion, TEC Vlora ka çelur një procedurë tenderuese për blerjen e pjesë ndërrimi për panelet elektrike.
Në total kërkon 16 ushqyes tensioni shine, kontrollues temperature, lëshuesa dhe bobina. Sipas dokumenteve të tenderit, afati i lëvrimit të produkteve të kërkuara do të jetë jo me vone se 3 dite pune duke filluar nga momenti i shpalljes së fituesit.
Ndonëse i projektuar me një kapacitet prej 97 megavat, me vënien në funksion prodhimi do të rritet në plotë 350 megavat, duke përmbushur kështu qëllimin fillestar... Të zgjidhte çështjen e mungesës së energjisë në situata krizash apo kur nuk ka reshje.
Megjithatë, për njohës të fushës, vënies në punë të TEC-it të Vlorës duhet t’i paraprijë një studim për të kuptuar nëse ja vlen apo jo ndezja e tij, referuar këtu kostove dhe asaj që do të prodhojë.
Projekti për ndërtimin e TECI-it të Vlorës financua nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ajo e Investime. Vetëm për mirëmbajtjen e tij deri më tani janë shpenzuar mbi 16 milionë euro. (A2 Televizion)