Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Nga Marjo Brakaj
19 Maj 2025, 15:59 | Ekonomi

Shqipëria është vendi i tretë në botë për diasporën më të madhe. Kryesisht në Itali, Greqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar e Belgjikë jetojnë e punojnë 1.7 milionë qytetarë.

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të

Megjithatë, çdo e keqe e ka edhe një pozitive nga pas. “Shumë emigrantë që nga Dukagjini, Shala, Shoshi, Malësia e madhe etj., që janë mbi 230 të tillë, që kanë jetuar e punuar jashtë për mbi 10-12 vite, janë kthyer e kanë investuar, kryesisht në agro-turizëm”, thotë për A2 CNN Gjin Gjoka, nga Dhoma e Biznesit të Diasporës.

Një pjesë e tyre, mbi 200 mijë votuan për herë të parë nga aty ku punojnë e jetojnë në zgjedhjet e 11 majit. Në një kohë që lidhja me ata po bëhet më e fortë, përfitimet ekonomike të Shqipëria nga diaspora shtrihen edhe në drejtime të tjera, te kapitali, dija, eksperienca, investimet e huaja, turizmi dhe mbi të gjitha te paratë që sjellin për familjet në vendlindje.

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të

Për të kuptuar madhësinë e remitancave, mjafton të kujtojmë se vetëm gjatë vitit të shkuar ato kapën shifrën e 1 miliardë eurove

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të

“Duke pasur një diasporë, apo një emigracion mbi 30-vjeçare dhe më shumë, natyrisht nuk është më ai brezi i parë që vetëm dërgonte para’ dhe ishte në luftë për t’u integruar në vendet pritëse, por tashmë një pjesë e rëndësishme e remitancave po vijnë në formën e investimeve dhe bashkëpunimeve në Shqipëri”, thotë për A2 CNN Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe  investimeve nga shqiptarë të diasporës, veçanërisht në pesë vitet e fundit kanë shkuar në projekte në sektorë si agroturizmi, turizmi, bujqësia dhe shërbimet financiare.

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të

Megjithatë lidhja me origjinën, veçanërisht në drejtim të ekonomisë vijon të pengohet kryesisht nga mungesa e të dhënave, mos-njohja e kapitalit të origjinës dhe mos-pasja e një strategjie funksionale për integrimin e diasporës me jetën socio-ekonomike të Shqipërisë.

“Biem dakord që edhe strategjia apo pasja e një institucioni qendror koordinues janë të rëndësishme, por më shumës e kaq janë masat, ligjet dhe formash që e bëjnë më praktike këtë formë bashkëpunimi”, thotë Civici.

Në vazhdën e lehtësimeve që duhen e ofruar, për një ndër themeluesit e Dhomës Ekonomike të Diasporës është edhe “amnistia fiskale.”

“Jemi duke lobuar ende. Kemi marrë zotimin e kryeministrit Rama. Mendoj se është një detyrim që ja kemi emigrantëve shqiptarë”, thotë Gjoka.

Diaspora, ashtu si edhe në samitin e Komitetit Politik Evropian po cilësohet si “Arka e Noes” për ekonominë shqiptare, e cila po kalon ditë të mirë por në horizont nuk mungojnë rreziqet e shtuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos