Kryeministra, presidentë dhe zyrtarët më të lartë të47 shteteve të Kontinentit Evropian do të mblidhen të premten në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian. Një ngjarje e rëndësishme kjo do të bashkojë udhëheqësit nga Londra në Kiev, nga Oslo në Ankara, për të diskutuar çështje kyçe për të ardhmen e Evropës.
Por veç prestigjit, vendi do të ketë edhe kosto. Për pritjen e përfaqësuesve, anëtarëve të stafit, përkthyesve, vëzhguesve dhe shoqëruesve të liderëve evropianë do të shpenzohen 2.4 milionë euro.
Paralelisht me Komunitetin Politik, pagëzuar si “Future Investment Initiative Europe”, për herë të parë do të mbahet në Shqipëri samiti ekonomik ndërkombëtar me në qendër fabulën "Investoni në një Evropë të bashkuar. Ky takim do të mbledhë ndër investitorët më me ndikim në botë, liderë të njohur biznesi dhe krerë shtetesh.
Në qershor të vitit të shkuar, Shqipëria mikë-priti konferencën e 51-të Rajonale Evropiane të Interpol, e cila pati një kosto prej 198 mijë eurosh. Me përmasa më të mëdha në kontekstin gjeopolitik në 2023-shin Shqipëria mikpriti Samitin e Procesit të Berlinit. Organizmi i kushtoi vendit 112 milionë lekë apo rreth 1.1 milionë euro. (A2 Televizion)