Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN, paralajmëroi rritje çmimi edhe për ushqimet, përveç naftës.
“E kemi një shembull taksativ. Vitin 2022, kur u ngrit Bordi i Transparencës, zinxhiri i rritjes së çmimeve ishte i tillë sa edhe inflacionin e detyroi të shkonte shumë më lart sesa inflacioni i targetuar. Dhe unë po them që askush nuk e pengon dot nesër-pasnesër rritjen e çmimeve. U rrit çmimi i bukës në Korçë. Çfarë arsye pati? Asnjë. Kemi bërë një barsaletë ne qëmoti, që e pyesnim një zonjë pse e shet spinaqin kaq ti? Nga dollari, përgjigjej. Edhe kjo pjesa e naftës tani ka një efekt psikologjik. Efekti i parë psikologjik vjen tek ata që janë në treg, pra te tregtarët.
Edhe ata thonë nuk e dimë se si do e kemi të ardhmen, kështu që po e ndryshoj tabelën që tani. Ju e dini që u ndryshua ditën e dytë tabela te ne”, tha Sejdarasi.
“Pra nuk kishte njeri që kishte sjellë karburante atë ditë me çmimin e ri. Ti je i detyruar që të raportosh çmimin e ditës më përpara. Kështu thotë kodi. Ndërsa te rezerva strategjike duhet të raportosh atë çmim që e ke blerë”, shtoi eksperti i ekonomisë.
(A2 Televizion)