Ndryshe nga samitet simbolike të viteve të mëparshme, pritshmëritë nga pala shqiptare nga samiti ekonomik ndërkombëtar janë për rezultate të prekshme. Nga tre tryeza bisedimesh, dy janë për agjendën ekonomike të reformave dhe politikat për rininë. Shqipëria kërkon që të jetëpjesë aktive e iniciativës për “Një Hapësirë Europiane të Arsimit”, që do t’i lejonte studentët shqiptarë të lëvizin më lirshëm për studime e punë brenda BE-së.
Nga Riadi i Arabisë Saudite në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hong-Kong, Paris e Poznan bashkë me Tiranën së fundmi...në tetë vjet të samitit ekonomik ndërkombëtar “Future Investment Initiative Europe” janë lidhur marrëveshje me vlerë mbi 200 miliardë dollarë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe në vende nga gjithë bota. E fituar nga takimi i samitit që do të mbledhë ndër investitorët më me ndikim në botë, liderë të njohur biznesi dhe krerë shtetesh, e fituar pritet të dalë edhe Shqipëria.
“Ekuacioni del pozitiv, patjetër. Me qindra milionë qindra milionë euro, e fundit e fare është 152 milionë euro që po marrim për zgjerimin dhe përfundimin e Unazës së Madhe të Tiranës, që konsiderohet një projekt rajonal”, deklaroi Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë.
Ndryshe nga samitet simbolike të viteve të mëparshme, pritshmëritë nga pala shqiptare nga 16 dhe 17 maji janë për rezultate të prekshme si instrumente, fonde dhe akses real në tregjet dhe politikat e BE-së. Nga samiti i Shqipëria pret të përfitojë më shumë mbështetje financiare dhe teknike për të zgjeruar pjesëmarrjen në programet që unioni ka veçanërisht për të rinjtë dhe për të përfshirë jo vetëm studentët, por edhe të rinjtë në formim profesional. Por si në çdo drejtim tjetër, aty ku ka mundësi ka edhe kushte. Shqipëria duhet të bëjë ende shumë detyra shtëpie për të përfituar nga fondet europiane.
“Të japin karotën, por të thonë që duhet të bësh detyrat e shtëpisë para se ta shijosh këtë karotë. Është më se e natyrshme që këto miliardë euro të jepen të kushtëzuara. Janë disa reforma që duhet të zbatohen”, u shpreh Çoçoli.
Shqipëria kërkon që të jetë pjesë aktive e iniciativës për “Një Hapësirë Europiane të Arsimit”, që do t’i lejonte studentët shqiptarë të lëvizin më lirshëm për studime e punë brenda BE-së. Në tryezën e çështjeve ekonomike pritshmëritë Shqipërisë janë për mbështetje konkrete për reformat strukturore që po ndërmerr vendi në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Nga tre tryeza bisedimesh, dy janë për agjendën ekonomike të reformave dhe politikat për rininë (A2 Televizion)